Albano Aleksi u shpall njeriu i ndeshjes në përballjen Luftëtari-Laçi. Mesfushori dha asistin për Dungën, ndërkohë që Laçit i ka shënuar në të shkuarën. Ai foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, ku preku edhe temën e rinovimit të kontratës.
“Besoj se është ndeshje e radhës, jo Laçi, por kushdo. Jap maksimumin si të gjithë. Ekipi ka bërë një nga ndeshjet më të mira dhe të vështira. Nuk kishim presion, luajtëm futbollin tonë dhe fituam”.
“Minutat e fundit? Më shumë ishte çështje përqendrimi. U qetësuam pas asaj gjuajtje të Gjonit që doli jashtë. Tani jemi të qetë”.
“Raporti me klubin? Janë gjëra që i përkasin së shkuarës. Ishte vendim i klubit, por stërvitesha me të rinjtë. Stërvitesha dy herë në ditë. Ia kemi lënë kohës çështjen e kontratës. Nëse nuk ka marrëveshje, secili shkon në rrugë të tij dhe shpresoj të na e prijë Zoti mbarë të dy palëve”.
“Nga mungesa e Ramadanit, luajta unë para mbrojtjes. Aty kam luajtur dhe e bëj më së miri. Kushdo do jepte maksimumin. Unë luaj kudo ku do trajneri dhe ka nevojë ekipi”.