Daja: Një bravo të madhe çunave, Koliçi i shkëlqyer!

Trajneri i Flamurtarit, Ilir Daja ka folur për “Supersport” pas ndeshjes së fituar ndaj Kukësit, ku u shpreh shumë i kënaqur me atë që dhanë djemtë e tij në fushën e lojës.

“Të them të drejtën, jam i kënaqur se ky tre fitore radhazi janë diçka shumë e rëndësishme. Në katër përballje që kemi apsur me Kukësin, kemi tre fitore dhe një humbje, jam i kënaqur. E kemi nisur ndeshjen jo mirë, me probleme. Këto tri pikë janë të Koliçit, pasi na mbajti në lojë kur ne kishim shumë probleme në mbrojtje dhe në mesfushë.

Në statistika, 70% të ndeshjeve i fiton ekipi që shënon gol i pari. Jo se Koliçi nuk pati më punë pas 20 minutave të para, por aty ishte i shkëlqyer. Kemi arritur të jemi efikasë dhe të shnëojmë. E dinim që do të ishte shumë e vështirë, pasi përballë kishim ekipin e vendit të dytë. Me 11 lojtarë kemi përballuar tre ndeshje: Me Tiranën, Teutën dhe me Kukësin. Një bravo për çunat, që kanë përballuar tri sfida të rëndësishme. Shënuam dhe golin e dytë në pjesën e dytë dhe jemi shumë të kënaqur sot.

Në momentin që ndërrova Sukajn, i thashë: “Nuk e di nëse ke bërë katër gola në pesë ndeshje ndonjëherë (qesh)” Kam shumë lojtarë të mirë dhe me eksperiencë në skuadër, çka më kanë ndihmuar shumë. Nuk ishim perfekt për 90 minuta, pasi është normale që ka luhatje në fushën e lojës. Të gjithë së bashku, i kemi marrë ndeshjet një e nga një dhe kemi bërë shumë mirë. Nesër e kanë pushim, pastaj do të vazhdojmë punën dhe të ruajmë këtë ritëm.

Financat? Shpresoj për vetë faktin që presidenti ka qenë shumë afër ekipit në këtë periudhën e fundit dhe besoj se jo nesër, por brenda pak ditëve, do t’i japë zgjidhje problemeve me financat.

Ekipi ishte i zgjatur në minutat e para, kështu kishim vendosur ne. Duhet t’i bënim presing lart, pasi i dimë kualitet e Kukësit. E dinim që këto zgjedhje do të na kërcënonin prapavijën, prandaj ndryshuam në pas 25 minutave të para. Kishim disa të çara në formacionin tonë, Kukësi mund të kishte gjetur disa herë avantazhin. Ata funksionuan mirë nga krahu i djathtë, por Koliçi me meritë na mbajti në lojë dhe ne arritëm të fitonim”, tha Daja.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online