Rinovim te Napoli, De Laurentis blindon një nga yjet e ekipit

Kalidu Kulibali është një nga pikat më të forta të ekipit të Ançelotit dhe një nga qendrat e projektit të klubit. Qënder mbrojtësi i lindur në Francë, por që aktivizohet me kombëtaren e Senegalit, ka rinovuar kontratën me Napolin dhe konfirmimi vjen nga presidenti, Aurelio De Laurentis.

27-vjeçari ka firmosur deri në vitin 2023 me një rrogë prej 3.5 milionë eurosh në sezon, ndërkohë që klauzola e shitjes së tij është 100 milionë euro.

Kulibali u ble nga Genku në vitin 2014 dhe paraqitjet e tij kanë ardhur në rritje nga ndeshja në ndeshje. Presidenti është i kënaqur me të dhe ka vendosur t’ia shpërblejë duke i rinovuar kontratën. “Kulibali ka rinovuar me ne”, konfirmon De Laurentis për “Corriere dello Sport”.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *