Heung-Min Son feston në lot, Koreja e tij triumfon

Më në fund, çlirim për Heung-Min Son. Koreja e Jugut ka arritur të fitojë Lojërat Aziatike duke mposhtur Japoninë në finale me rezultatin 2-1. Në këtë kompeticion merrnin pjesë ekipet U23, por lejohej të grumbulloheshin dhe dy lojtarë mbi këtë moshë. Ylli i Totenhemi, Heung-Min Son ishte njëri prej tyre dhe përveç kënaqësisë sportive, ai i ka shpëtuar shërbimit të detyruar ushtarak dhe mund të vazhdojë karrierën e tij me Totenhemin.

Një lajm i mrekullueshëm dhe për trajnerin Poketino dhe gjithë tifozët e “Spërsave”, të cilët bënë tifozllëk për Korenë e Jugut gjatë këtij kompeticioni, madje klubi anglez ka nxituar të urojë lojtarin e saj me anë të një postimi në rrjetet sociale.

Shteti aziatik e ka të qartë. Çdo qytetar përpara moshës 28-vjeç duhet të kryejë shërbimin e detyruar ushtarak prej 21 muajsh. Lojtari i Totenhemit është 26 vjeç dhe e kapte ligji i vendit të tij, por drejtuesit e shtetit kishin bërë një përjashtim.

Nëse kombëtarja do arrinte të fitonte Lojërat Aziatike, Son do të përjashtohej nga rregulli, duke i shpëtuar rikthimit në vendlindje dhe kryerjes së ushtrisë. Koreanët ja dolën dhe fituan finalen e mbushur plot emocione. 90-minutëshi u mbyll pa gola, ndërsa në shtesa ndodhi gjithçka. Li Seung Vu (93’) dhe Huang Hi Çan (101’) shënuan dy herë mbas asisteve të lojtarit të Totenhemit, ndërsa Ueda (115’) shkurtoi rezultatin për japonezët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online