Rinovim dhe rritje rroge, Fiorentina “blindon” yllin e ekipit

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Fiorentina nuk ka ndërmend të heqë dorë nga Federiko Kieza. Juventusi është gati të hapë thesin për shërbimet e një prej lojtarëve italianë më të talentuar, por vështirë të ndodhë diçka e tillë këtë verë.

Drejtuesit e klubit nga Firence do të takohen para miqësores së 3 gushtit kundër Livornos me Enriko Kiezën, babanë dhe agjentin e Federikos.

Gazzetta dello Sport raporton se Fiorentina do t’i propozojë yllit të saj rinovimin deri në vitin 2023 (kontrata aktuale përfundon në vitin 2022) dhe një rrogë prej 3.5 milionë eurosh (dyfishi i asaj që përfiton për momentin).

Roko Komiso sapo ka marrë detyrën e presidentit dhe manjati italo-amerikan e di mirë që shitja e Kiezës do sillte acarimin dhe revoltën e tifozëve. Aq më tepër te “armiqtë” e urryer të Juventusit.r

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *