Rikuperohet Rei Manaj, tani ka një mision

Rei Manaj u largua një ditë para ndeshjes miqësore që Shqipëria luante me Uellsin. Sulmuesi lushnjar ishte titullar kundër Skocisë, por një dëmtim i pësuar në këmbë e ndaloi futbollistin e Albasetes. Gjithsesi tanimë për të ka lajme të mira.

Një ditë më parë Manaj ka dalë në stërvitje dhe pritet që të jetë gati për ndeshjen e së dielës kundër Alkorkon në shtëpi. Gjithsesi sulmuesi duhet të fitojë formacionin, pasi ka munguar në ndeshjet e fundit për shkak të angazhimit me kombëtaren.

Këtë sezon Manaj ka luajtur në tetë ndeshje me fanellën e Albasetes në Segunda Division, teksa ia ka dalë të shënojë tre gola. Sulmuesi 21-vjeçar po zhvillon sezonin e dytë në Spanjë, teksa vjet ishte pjesë e Granadës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online