Muguna: Pata mosmarrëveshje me Tiranën, por….

Keneth Muguna po pret të zbresë në fushë sërish për Gor Mahian, ndërkohë që ai ka folur në mediat e vendit të tij. Mesfushori me tipare sulmuesi nuk la gjurmë te Tirana, por tregon eksperienca në vendin tonë e ka rritur si lojtar.

“Kam mësuar disa gjëra gjatë kohës që isha në Europë dhe kam ende për të mësuar edhe këtu. Kam punuar gjithashtu me trajnerë të ndryshëm dhe mendoj se jam rritur si lojtar. Kështu që përfundimisht ju do të shihni një lojtar të përmirësuar”, shprehet Muguna.

Më tej ai është ngacmuar edhe për shkaqet e largimit. Gjithsesi, pavarësisht ndonjë mosmarrëveshjeje, ai thekson se nuk ka asnjë hatërmbetje dhe se në Shqipëri ka kaluar mjaft mirë. Madje Muguna vijon të mbajë kontakte ende me lojtarët.

“Gjithçka ka të bëjë me çështje personale mes meje dhe klubit. Patëm disa mosmarrëveshje, por mund të them që qëndrimi im në Shqipëri ishte i mirë dhe nuk ika me hatërmbetje. Ende mbaj kontakte me shokët e ish-skuadrës dhe i mbështes ata”, përfundoi mesfushori.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online