Rikthimi i Interit dhe krenaria e Spaletit, tifozët pasurojnë klubin

Inter siguroi një fitore me mjaft vlera dhe plot emocione përballë Totenhemit. Ekipi po shkonte drejt humbjes, por tregoi karakter dhe riktheu rezultatin me golat e Ikardit dhe Vesinos, duke çuar peshë “San Siron”.

I lumtur dhe krenar për ekipin e tij është dhe Luçiano Spaleti, i cili ka marrë pjesë më parë në Champions me Romën dhe rusët e Zenitit. Trajneri zikaltër ka folur për revistën e UEFA Champions League

“Dy aventurat e para si dhe kjo me Interin janë shumë të vlefshme për eksperiencën time. Kam kujtime të bukura nga Champions, por nuk e fsheh faktin që jam krenar që jam pjesë e Interit, që është rikthyer pas gjashtë vitesh në këtë kompeticion”, përfundon trajneri Spaleti.

Atmosfera në klub është e shkëlqyer dhe drejtuesit falenderojnë dhe tifozët interistë. Në tre ndeshjet e para në shtëpi, Inter është ndjekur masivisht nga tifozët, të cilët kanë mbushur “San Siron”. Torino, Parma dhe Totenhem, 182.906 tifozë të pranishëm, të cilë i kanë sjellë klubit plot 7 milionë euro fitime nga shitja e biletave.

Inter mban vendin e parë në Itali sa i përket mesatares së tifozave, ku gjatë sezonit të kaluar u regjistruan 57 mijë tifozë ndeshje. Kjo shifër është rritu në tre ndeshjet e para, duke prekur shifrën e 61 mijë tifozë për ndeshje.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online