Rene ka gjetur Dembelen e dytë, shijoni “torpedon” e talentit senegalez

Rene është klubi ku u formua talenti Usman Dembele. Talenti që tani luan te Barcelona, u largua nga Rene tri vite më parë për 15 milionë euro, ndërsa arkave të klubit iu shtuan 20 milionë euro të tjera, kur 21-vjeçari u transferua te Barcelona për 150 milionë euro vetëm një vit më vonë.

Me paratë e përfituara nga shitja e dytë e Dembelesë, drejtuesit e Rensë i investuan të gjitha te një talent senegalez i quajtur Ismaila Sarr, të cilin ia morën Metzit verën e 2017-ës. Sarr është një yll në ngrijte. Vetëm 20-vjeç, ai po spikat gjithnjë e më shumë në kampionatin francez, ndërsa mbrëmjen e sotme senegalezi shënoi një gol që do mbajë mend gjatë me një goditje të fuqishme nga jashtë zone. Mediet po flasin për një interesim të Mançester Junajtid për të, nëse vazhdon të mbajë ritmin e javëve të para të sezonit, transferimi në një ekip elitar është vetëm çështje muajsh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online