Festa e bardhekaltërve, Z Mobile Prishtina mposht kampionët e Holandës

Z Mobile Prishtina ka fituar ndeshjen e parë të fazës së kualifikueseve të Ligës Kampionëve në basketbollit. Ekipi i kryeqytetit të Kosovës ka mposhtur kampionët e Holandës, Donar Groningen, me rezultatin 84-64. Një fitore e madhe për fituesit e kupës dhe Superkupës së Kosovës.

Ndeshja u zhvillua në pallatin e rinisë dhe sporteve në Prishtinë në një atmosferë të zjarrtë të tifozërisë vendase. Miqtë fituan periodën e parë më rezultatin (19-20), ndërsa Prishtina reagoi në periodën e dytë, duke e mbyllur atë me rezultatin (26-14) dhe shkoi në pushim me avantazhin e 13-të pikëve (46-33).

Prishtina vazhdoi lojën e mirë duke fituar dhe dy periodat e tjera dhe e mbylli ndeshjen me 20 pikë avantazh (84-64). Fitore e rëndësishme për Prishtinën, që do të zhvillojë ndeshjen e kthimit në Holandë pas dy ditësh.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online