Mbrëmjen e kaluar bëri bujë të madhe lajmi se Xhanluixhi Bufon do të rikthehej te Juventusi, me italianin që do të pranonte të ishte rezerva e Sheznit.
Mediat raportuan se kalimi i portierit te bardhezinjte ishte thuajse i kryer, por së fundmi ka folur vetë agjenti i Bufon, Silvano Martina. Ky i fundit ka deklaruar për Sport Italia, se gjithçka është në hapat e parë dhe është vetëm një ide, duke ndaluar vrullin.
“Po, është e vërtetë që mund të ketë një kalim te Juventusi, por tani për tani është vetëm një ide”, përfundoi agjenti i Xhixhi Bufon.