Goditja e radhës te Tirana, zbulohet objektivi i merkatos

Tirana kërkon një qendërmbrojtës dhe drejtuesit janë të kushtëzuar në zgjedhjen e tyre, për shkak të numrit të huajve në ekip. Kështu, një lojtar nga Maqedonia e Veriut është zgjidhja, pasi ata nuk konsiderohen të huaj. Tashmë ka edhe një emër që bardheblutë e duan.

Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin Stojan Stojçevski, i cili në janar iu bashkua skuadrës së Rabotniçkit. Mësohet se bisedimet me 26-vjeçarin kanë nisur dhe në ditët në vazhdim pritet të konkretizohet gjithçka. Stojçevski sezonin e fundit e ka ndarë mes Rabotniçkit dhe Akademija Pandev.

Ai numëron 13 ndeshje, 10 prej tyre si titullar. Sezoni 2017-2018 me Sileks ka qenë më aktivi për mbrojtësin qendror, që ka luajtur në 33 ndeshje nga fillimi. Në karrierën e tij, Stojçevksi është aktivizuar edhe me Teteks, Turnovo dhe Vardarin. Në vitin 2015 ai ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online