Marinda Preka dhe Selam Tepelena, tituj nderi nga Bashkia Berat

Figurat sportive në Berat kanë kohë që po nderohen për kontributin që kanë dhënë ndër vite. Në traditën sportive beratase janë disa sporte që kanë qenë në elitën kombëtare, si mundja, qitja, pingpongu, alpinizmi, volejbolli i femrave e të tjerë.

Këtë herë radha për t’u nderuar ishte për dy ish-sportistë të mëdhenj në qytetin e Beratit. Mjeshtrja e Merituar e Sportit, atletja Marinda Preka, u nderua me titullin “Qytetare Nderi” e Beratit, ndërsa ish-futbollisti Selam Tepelena u nderua me titullin “Nderi i qytetit” të Beratit. Dy figura të mëdha, të cilët sporteve respektive në Berat u kanë dhënë shumë nivel e cilësi.

Marinda Preka ka garuar në periudhën 1972-1982 në garat e gjysmëthellësisë 800, 1500 dhe 3000 metra, ku në Shqipëri ka qenë Kampione e rekordmene në këto gara, ndërkohë që në garën e 1500 metrave ka dalë edhe Nënkampione e Ballkanit.

Ndërsa Selam Tepelena i përket periudhës së para dhe pas luftës në vendin tonë, ku ka qenë një ndër më të dalluarit e skuadrës së futbollit Tomori në Berat.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online