Luftëtari ka bërë një lëvizje në merkato ditën e sotme, teksa është afruar një portier për të rivalizuar me Shkëlzen Ruçin. Edvan Bakaj, i larguar para pak ditësh nga Drita e Gjilanit, do të jetë pjesë e bluzinjve në pjesën e dytë të këtij sezoni.
Një rikthim në fakt për Bakajn, pasi në vitin 2007 ai kaloi te gjirokastritët në huazim nga Partizani. Pas plot 11 vitesh ai rikthehet të veshë fanellën bluzi dhe normalisht do mundohet të zërë vendin e titullarit.
Luftëtari kishte mbetur vetëm me Ruçin dhe afrimi i një tjetër portieri ishte domosdoshmëri. Më parë gjirokastritët kishin kontaktuar edhe Moçkën. Sa i takon Bakajt, ai ka qenë pjesë e Partizanit, Besës, Laçit, Dinamos, Tiranës dhe Lirisë së Prizrenit.