Rikthim në traditë, Solskjaer: U tregova djemve video të Ronaldos e Runit

Ole Gunar Solskjaer është njeriu i momentit në futbollin anglez. Tekniku  norvegjez njeh vetëm fitore, qëkur  u emërua në krye të pankinës së Mançester Junajtid. Në përfundim të ndeshjes ndaj Arsenalit, ku skuadra e trij triumfoi me rezultatin 1 – 3.  Norvegjezi çuditi gazetarët, teksa zbuloi se si i kishte motivuar lojtarët për përballjen ndaj “topçinjnve”.

“Sot tamam një skuadër e bashkuar. Kishim strukturë në lojë dhe kundërsulmin klasik për të cilin është shquar gjithmonë Mançester Junajtid. Kundër Arsenalit gjithmonë kemi shënuar një gola të tillë. Para ndeshjes u  tregova video të golave që kanë shënuar Runi, Ronaldo dhe Ji Sung-Park”.

“Kam pasur dhimbje kokë, pasi kam një skuadër të mbushur me lojtarë cilësorë. Kur ke lojtarë të mirë është shumë e vështirë t’i lësh në stol, por shumë e lehtë t’i fusësh prap në fushë”.

“Ndeshja e sotme kishte një përmirësim të dukshëm nga ajo ndaj Totenhemit. Është e lëhtë të emocionesh për të ardhmen, por ne duhet të vazhdojmë të punojmë e të mendojmë për lojën e ardhshme”, përfundoi Solskjaer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *