Rikthim i rëndësishëm për Atletikon, “dridhet” Juventusi

Atletiko Madrid do të luajë javën e ardhshme një ndër sfidat më të rëndësishme për ecurinë e sezonit, teksa do të presë Juventusin në “Wanda Metropolitano”, për ndeshjen e parë të fazës së 1/8-ave të Champions League. Në kuadër të ndeshjes, në kampin madrilen kanë marrë një lajm të mirë.

Një ndër lojtarët kyç të ekipit, i është bashkuar grupit në stërvitjen e sotme. Bëhet fjalë për brazilianin me pashaportë spanjolle Diego Kosta. Ky i fundit mungon në ekipin e Simeones që nga muaji nëntor, pasi pësoi një dëmtim në gju.

Rikthimi i 31-vjeçarit shihet si një “përforcim” mjaft i vlefshëm për Simeonen, i cili tashmë pritet të ketë një ofensive të mbipopulluar, me Grizman, Morata, Kaliniç e Diego Kosta.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online