Trajneri i njohur portugez, Andre Vilas-Boas, do të rikthehet të trajnojë një ekip në Europë pas tri sezonesh. Tekniku 41-vjeçar ka arritur ditën e sotme akordin me drejtuesit e Marsejës për të marrë vendin e lënë bosh nga Rudi Garsia.
Sipas “L’Equipe”, Vilas-Boas ka firmosur një kontratë 2-vjeçari, ku kosto totale e pagës së tij dhe stafit ndihmës është shtatë milionë euro në sezon. Në dy vitet e fundit portugezi kishte ndërmarrë një pushim nga futbolli duke u fokusuar në pjesëmarrjen në eventin e njohur të garave “rrally dakar”, aventurë kjo që u mbyll pas një aksidenti automobilistik.
Marseja është ekipi i shtatë në karrierën e Vilas-Boas, pas Akedemikës, Portos, Çelsit, Totenhemit, Zenit dhe Shangai SIPG.