E fundit në Superiore, FSHF ndryshon orarin

0

Superiorja është drejt fundit, teksa kanë mbetur edhe katër ndeshje për t’u luajtur. Tashmë pikëpyetjet janë të vogla dhe lidhen me ekipin që do të bjerë nga Superiorja dhe ekipin e katërt që do të shkojë në Europë. FSHF ndërkohë ka vendosur që ndeshjet e së enjtes të luhen prej orës 16:00, 30 minuta më herët se orari i zakonshëm i javëve të fundit.

Për të mbetur te ndeshjet, Tirana e ka në dorë vetë mbijetesën dhe i mjafton vetëm një barazim me Flamurtarin të enjten. Pjesa tjetër e ndeshjeve janë më së shumti për statistika dhe ndoshta do të jetë një mundësi që të provohen të rinjtë, apo si parapërgatitje për finalen e Kupës, sikurse sfida mes Kukësit dhe Kastriotit.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 36
E enjte, më 30 maj 2019, ora 16:00

Luftëtari-Partizani
Kukësi-Kastrioti
Tirana-Flamurtari
Teuta-Laçi

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.