Viktor Valdez u tërhoq nga futbolli gushtin e vitit 2017. Ish-portieri i Barcelonës dhe i Spanjës luajti sezonin e fundit të karrierës me anglezët e Midëllsbrou. Pas dy vitesh pushime 37-vjeçari ka vendosur t’i rikthehet futbollit, kësaj radhe me “tutat” e trajnerit.
Presidenti Bartomeu i propozoi të merrte drejtimin e ekipit U19 , ose siç njihet me terminologjinë spanjolle “Juvenil A”. Valdez nuk kishte si ta refuzonte këtë propozim dhe ditën e sotme është prezantuar në ambjentet e klubit ku filloi gjithçka për të.
Kontrata e Valdez me katalanasit është e vlefshme për dy sezone. Një tjetër legjendë e Barcelonës që hodhi hapat e parë në skuadrën U19 të Barcelonës është Pep Guardiola. Një ogur i mirë ky për trajnerin debutues.
A legend returns to FC Barcelona
? Welcome home, Víctor!?? #ForçaBarça https://t.co/BuqslCAziU
— FC Barcelona (@FCBarcelona) July 19, 2019