Riberi kërkon rinovimin: Histori dashurie mes nesh, nuk e tradhëtoj Bajernin!

Frenk Riberi është një idhull për tifozët e Bajernit të Mynihut. Francezi luan me bavarezët që nga viti 2017. Ai mbush 36 vjeç në prill, por dëshiron që të qëndroje dhe një sezon tjetër në ekip. Roben dhe Rafinja do të largohen në fund të sezonit, ndërsa klubi do të shesë me shumë mundësi një prej dyshes: Humels-Boateng. Bajerni po kërkon të bëjë rinovimin e ekipit, por Riberi as që ka ndërmend të ndalet.

Gjatë muajit dhjetor ai shënoi 4 gola në kampionat, duke treguar formë të mirë dhe dëshirë për të vazhduar. Francezi i krahut të sulmit ka folur për “L’Equipe”, duke treguar dashurinë e madhe midis tij dhe klubit gjerman.

Lojtari ka programuar një takim me drejtuesit e klubit dhe agjentin e tij, ndërsa e mbyll prononcimin me rastin e biftekut të famshëm 1200 dollarësh, që solli kritika të shumta për Riberinë. Ky i fundit nuk u përmbajt dhe reagoi ashpërsisht në faqen e tij zyrtare.

BAJERNI – “Kam kaluar 1/3 e jetës time dhe 2/3 e karrierës në Mynih. I jam shumë mirënjohës këtij klubi, që më ka pranuar kështu siç jam. Nuk do e tradhtoj kurrë Bajernin, sepse mes nesh ekziston një histori dashurie.

Të shohim se çfarë do të ndodhë në javët e ardhshme. Do të takohem me drejtuesit e klubit dhe agjentin tim. Do të vazhdoj të luajë këtu, nëse do të jem në gjendje të jap gjithçka për Bajernin. Unë bëj çfarë të dua me jetën time private. Ka shumë futbollistë që shkojnë të hanë në atë restorant, por askush nuk flet gjë për ta, ndërsa kur vjen fjala për mua dalin video. Gazetarëve dhe rrjeteve sociale nuk duhet t’i interesojë ajo që bëj unë”, përfundon francezi i Bajernit.

 

 

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online