Prapaskenat e takimit të Ikardit me drejtuesit, tifozët vihen në krah të klubit!

0

Mauro Ikardi ka marrë pjesë gjatë ditës së sotme në një takim katërsh midis tij Marotës, Spaletit dhe Xhardinit. Takimi ka zgjatur vetëm 15 minuta siç raportojnë mediat italiane dhe sulmuesi është parë të largohet me makinën Uandës, gruas dhe agjentes së tij.

Në takim nuk ka marrë pjesë doktori i Interit, Piero Volpi, pasi klubi nuk ka besuar për asnjë moment dhe nuk beson në një dëmtim të lojtarit. Megjithatë, klubi ka vendosur ta falë lojtarin për mungesën në ndeshjen e fituar 0-1 përballë Rapidit të Vienës në Europa League.

Negociatat për rinovimin e kontratës së ish-kapitenit po vazhdojnë dhe gjatë ditëve të ardhshme Interi do t’i paraqesë argjentinasit kontratën e re. Ikardi nuk u stërvit me grupin gjatë ditës së sotme, punoi pak mes vrapimeve dhe palestrës, por pa top. Më pas ai mori pjesë në një seancë me fizioterapistin e ekipit.

Nga ana tjetër tifozët e kanë shprehur të tyren për vendimin e klubit. Interi vendosi t’i hiqte shiritin e kapitenit Ikardit për t’ia kaluar Handanoviçit. Kundër Rapidit, portieri slloven zhvilloi ndeshjen e parë si kapiten me Interin, ndërsa ultrasit filluan me koret: “ka vetëm një kapiten”. Ata kanë mbështetur kështu vendimin e klubit dhe i kanë dhuruar emocionet e para kapitenit… Samir Handanoviç.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.