Rexhinaldo “ngel në klasë”, gjiganti grek e refuzon

Rexhinaldo Faite u largua në fund të sezonit të shkuar nga skuadra e Kukësit, duke mos pranuar të rinovojë. Sulmuesi mozambikas fitoi Këpucën e Artë në Superiore me 13 gola, si dhe për gjatë gjithë sezonit, kishte shënuar 16 gola dhe dhuruar një asist.

Ish-sulmuesi i Kukësit kishte vënë në lëvizje agjentin e tij për t’i gjetur një skuadër të re dhe mësohet se Rexhinaldo ka qenë shumë pranë firmës me skuadrën e njohur greke, Panathinaikos. Megjithatë, zhvillimet e fundit kanë bërë që kjo marrëveshje të prishet.

Siç raporton portali grek i Panathinaikos, “newspao.gr”, drejtori i klubit jeshil, Dabizas, pas konsultimit me trajnerin e ekipit, ka vendosur ta bllokojë këtë transferim, me arsyen se Rexhinaldo nuk është provuar në nivelet më të larta. 29-vjeçari mozambikas është ende pa skuadër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *