Arsenali e gjen mbrojtësin, gati firma me liderin e Torinos

0

Pas një sezoni të parë zhgënjyes në veri të Londrës, trajneri i Arsenalit, Unai Emeri, është vendosur për një mini-revolucion në mbrojtje dhe ka shënjestruar liderin e Torinos, Izo.

Ky i fundit, së bashku me portierin Sirigu, ishin dy pikat kyçe të  një mbrojtjeje shumë të fortë të Torinos sezonin e kaluar, gjë që i ndihmoi ata të përfundojnë në vendin e shtatë në Serie A, vetëm 3 pikë pas Romës në vendin e fundit të Europa League.

Skuadra e Mazarrit pësoi vetëm 37 gola, 2 më shumë se Juventusi dhe Napoli. Cilësitë e 27-vjeçarit Izo janë ato që “Topçinjtë” po kërkojnë në këtë merkato, pasi italiani ofron siguri në prapavijë.

Fituesi i Kupës së Botës me Gjermaninë, Mustafi, pritet të largohet nga klubi, si dhe kapiteni i skuadrës, Koshienli. Duke u zhvendosur në Angli, Izo jo vetëm që do të duhet të përshtatet në një vend të ri, por gjithashtu një kulturë të futbollit krejtësisht të ndryshme.

Nëse Izo do të nënshkruajë për klubin londinezt, ai do të ishte një blerje e rëndësishme për Arsenalin. Nuk është një lojtarë 100 milionë eurosh, por një qendërmbrojtës i cili ka të gjitha aftësitë për t’u përshtatur me Premier Ligën dhe një lider në prapavijë.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.