Sulmuesi mozambikas Rexhinaldo Artur Faife la kampionatin shqiptar pas tri sezoneve ku provoi të luante për tri ekipe të ndryshme: Luftëtari, Laçi dhe së fundmi Kukësi. 29-vjeçari është prezantuar te kazakët e Shakter Karagandi.
Te skuadra e re Rexhinaldo gjen ish-kolegun e tij te Kukësi, Donjet Shkodra, i cili iu bashkua ekipit kazak në muajin shkurt. Rexhinaldo lë shqipërinë me një rekord prej 39 golash në 96 aktivizime në Kategorinë Superiore, ndërsa në Kupën e Shqipërisë mozambikasi shënoi 14 gola në tetë takime.
https://www.instagram.com/p/Bzqe07iBMPO/?utm_source=ig_web_copy_link