Kukësi kërkon goditjen e madhe, ëndrra është një brazilian që luan në Japoni

Jurgen Zela

Zyrtarisht merkato hapet sot dhe vera pritet të rezervojë lëvizje të shumta, ashtu siç ndodh gjithnjë. Kampionët e rinj të Shqipërisë, synojnë që të vijojnë me paraqitjet e mira siç kanë bërë çdo vit. Tashmë pjesëmarrës do të jenë në kompeticionin më madhor për klube, në Champions League, por fakti që është hera e parë që do të luajnë në të tilla nivele, shorti do të rezervojë një përballje të vështirë që në turin e dytë, aty ku nis rruga evropiane e këtij sezoni. Gjatë një sezoni të vështirë dhe të gjatë, kur u arrit objektivi drejtuesit deklaruan se do të sillnin lojtarë me kualitet që ti përligjeshin nivelit Champions. Tregu i huaj duket se mbetet në qendër të vëmendjes dhe tashmë kanë nisur që të mendohet dhe për emra konkret.

Felipe

Është braziliani Felipe de Oliveira Silva që është nën lupën e klubit të Kukësit. Bëhet fjalë për një mesfushor qendre, por që mund të luaj pa problem në të dy krahët e mesfushës. Vetëm pa ditë më parë ka mbushur 27 vjeç dhe i gjatë 1.71. Felipe është transferuar në fillimin e këtij viti në ligën e parë të Japonisë, tek skuadra e Sanfreçe Hiroshimës. Gjatë këtij sezoni, i cili ka nisur në mars, shtatshkurtri ka zhvilluar 9 ndeshje, 7 prej tyre i ka nisur nga minuta e parë. 27-vjeçari është aktivizuar dhe në ligat më të larta braziliane më parë, veçojmë këtu Seria A dhe Seria B. Një transferim i tij do e shtonte numrin e brazilianëve tek blutë, pasi aty do të gjete bashkëkombësit e tij Zhan Karioka, Elton Kale dhe ndoshta Lukas Rangel.

PENGESA

Vlera e tij në “transfermarkt” është 1.2 milion Euro dhe do të ishte një vlerë e papërballueshme jo vetëm për Kukësin, por dhe për çdo klub tjetër shqiptar. Normalisht që verilindorët nuk do të kërkojnë që të blejnë kartonin e tij, por do të synojnë që lojtari të ndërpresë kontratën me klubin aktual, për të nisur më pas bisedimet me verilindoret. Kërkesat e larta financiare mund të jenë një tjetër problem, por fakti që do të ketë mundësinë që të luaj në një Champions, aty ku është dëshira e çdo futbollisti, për të treguar veten, mund ta joshë brazilianin. Faza e parë e kampionatit japonez përfundon në fillimin e muajt korrik dhe mundësia që mesfushori të ndërpresë bashkëpunimin, për një aventurë në Shqipëri nuk përjashtohet. Megjithatë, duhet pritur në ditët në vijmë se çfarë do të ndodhë.  

Në Kukës synojnë që të ecin sa më larg në kupat e Europës, por gjithçka do të bëhej akoma dhe më e lehtë, nëse do të kalohej së paku një turn në kompeticionin më të rëndësishëm në kontinent, pasi edhe nëse do të eliminohej në turin pasardhës do të kishte mundësinë që luante në “play-off” të Europa League.    

 

Emri: Felipe de Oliveira Silva   

Datëlindja: 28.05.1990

Mosha: 27 vjeç

Vendlindja: Sao Palulo

Pozicioni: Mesfushor

Gjatësia: 1.71

Karriera

Foto: Felipe

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online