“Revoltë” te Vllaznia, Shtubina nuk duron më

Burime jo zyrtare bëjnë të ditur se kapiteni, por edhe ekipi, kërkojnë rrogën e muajit maj. Mesfushori prej dy ditësh nuk ka dalë në stërvitje

Gaspër Marku

Situata tek Vllaznia nuk duket të jetë e qetë. Shqetësimet në këtë rast vijnë nga problemet financiare dhe më konkretisht bëhet fjalë për një rrogë të munguar për pjesëtarët e skuadrës kuqeblu nga sezoni i kaluar. Burime brenda skuadrës bëjnë të ditur se rroga e muajit maj nuk është likuiduar akoma nga ana e klubit, që kanë garantuar futbollistët dhe stafin teknik që pagat mujore do të kalojnë shumë shpejt në numrat e llogarive të gjithsecilit.

Për hir të së vërtetës, nisur edhe nga korrektesa që klubi ka pasur vazhdimisht edhe në periudhat e mëparshme, kishte bërë që deri më tani të mos kishte reagime. Por, pikërisht dy ditë më parë kanë nisur edhe reagimet e para dhe për problemin në fjalë kanë kërkuar sqarime thuajse të gjithë futbollistët që janë nën kontratë me Vllazninë. Megjithatë, njëri prej tyre, dhe pikërisht kapiteni Ndriçim Shtubina, ka shkuar më tej se kolegët e tjerë të skuadrës.

Dje ka qenë dita e dytë radhazi që mesfushori kuqeblu nuk është paraqitur në seancën stërvitore. Nëse një ditë më parë, atë të së hënës, u mbajt disi larg mediave, mungesa e tij edhe për ditën e djeshme ka bërë që lajmi të mos mbahej më i fshehtë, pasi ai qarkullonte lirshëm në mjediset e “Reshit Rusit”.

Burime konfidenciale pranë klubit kuqeblu e pranojnë problemin në fjalë, madje edhe e mirëkuptojnë kapitenin. Por, edhe pse një problem i tillë, që thuhet se vjen nga problemet e përkohshme që ka klubi me lëvrimin e financave, pritet të zgjidhet shumë shpejt. “Sport Ekspres” tentoi të lidhej me kapitenin Ndriçim Shtubina, por telefoni i tij ishte i padisponueshëm. Gjithsesi, lidhur me problemin në fjalë, mbetet për t’u parë nëse Shtubina apo edhe të tjerët do të vijojnë të jenë në këto pozita edhe në ditët e ardhshme, apo mund të kemi ndonjë sqarim apo reagim nga ana e klubit për këtë çështje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online