Renditja “Fair Play”: Teuta model, befasia është Tirana

0

Kur janë luajtur 22 javë kampionat, dënimet në fushë nga arbitrat dhe nga Komisioni i Disiplinës kanë qenë të shumta. Por si zakonisht Teuta është klubi dhe ekipi model. Pak ndëshkime nga arbitrat, sjellja e tifozëve në stadium korrekte, si dhe organizmi në nivele të mira. Këto janë edhe kriteret mbi të cilat ekipet vlerësohen për renditjen “Fair Play”. Deri më tani kryeson Teuta, që në fund të sezonit mund të përfitojë 15 mijë euro nga kjo.

Gjithsesi nuk është larg Skënderbeu, që mban vendin e dytë për momentin. Podiumi plotësohet nga Kukësi pretendent për titullin kampion. Dënimet nga Disiplina i ka pasur të pakta, ndryshe nga se ka ndodhur me Tiranën. Vetëm një ditë më parë u dënua me 3 milionë lekë gjobë.

Bardheblutë renditen në vendin e fundit dhe kjo më së shumti prej sjelljeve të parregullta të tifozëve. Luftëtari, i parafundit, është ndëshkuar shpesh me kartonë. Partizani, i treti nga fundi, gjithashtu ka qenë subjekt i dënimeve të shpeshta nga Disiplina, kryesisht gjoba. Më poshtë renditja e plotë pas 22 javëve të para të kampionatit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.