“Rematchi” Joshua-Ruiz? Meksikani vë gjithçka në pikëpyetje!

Fitorja e Andy Ruiz një natë më parë në përballjen ndaj Anthony Joshuas, ishte një ndër fitoret më shokuese në Botën e sportit. Askush nuk priste që meksikani të mposhte kampionin e Botës dhe menjëherë pas ndeshjes, ishin të shumtë njerëzit që kanë pyetur nëse do të ketë një “Rematch”.

Në kontratë thuhet qartë që pas pesë muajve do të ketë një tjetër ndeshje mes dy boksierëve, por diçka të tillë duket se e ka refuzuar kampioni i sapokurorëzuar. Në deklaratën në fund të ndeshjes, Ruiz u pyet për “Rematchin” dhe ai deklaroi se nuk e di nëse do të ndodhë. Sipas meksikanit është në dorën e ekipit të tij nëse do të ketë një “Rematch” mes tij dhe Joshuas.

Ndërkohë nga ana tjetër, promotori i njohur Eddie Hearn u shpreh qartë që Joshua dhe Ruiz do të përballen sërish pas disa muajsh dhe diçka e tillë me shumë mundësi do të ndodhë në Mbretërinë e Bashkuar.

“Do të ketë një ‘Rematch’ në Mbretërinë e Bashkuar. Ruiz e meritoi sonte fitoren. Ishte një goditje e rëndë për Joshuan, por ai do të rikthehet. Ndoshta kjo ishte ajo për çka kishte nevojë.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online