Rekordi i veçantë, Interi dhe Atletiko krenohen me mbrojtjet

Interi nuk shkoi më shumë se një barazim pa gola kundër Atalantës në shtëpi. Një pikë e mirë duke llogaritur ndalimin e kundërshtarëve për një vend në Champions dhe faktin që ekipi bergamsk është sulmi më i mirë në Serie A së bashku me Juventusin, me nga 64 gola të shënuar.

Zikaltrit treguan edhe dje se kanë një mbrojtje të fortë. Mbajtja e paprekur e portës kundër ekipit të Berishës e Gjimshitit ka vendosur një rekord. Interi është ekipi me mbrojtjen më të fortë shtëpiake në 5 kampionatet më të forta të Europës së bashku me Atletikon e Madridit, me nga 7 gola të pësuar.

PSG pësoi dy gola në shtëpi nga Strasburgu dhe tashmë ndodhet në vendin e tretë, me 8 gola të pësuar në shtëpi.

RENDITJA E EKIPEVE (GOLAT E PËSUAR NË NDESHJET NË SHTËPI)

Interi: 7 gol atë pësuar
Atletiko Madrid: 7 gola të pësuar
PSG: 8 gola të pësuar
Valencia: 9 gola të pësuar
Lajpcigu: 8 gola të pësuar
Juventus: 10 gola të pësuar
Liverpuli: 10 gola të pësuar
Çelsi: 10 gola të pësuar
Lila: 10 gola të pësuar
Getafe: 11 gola të pësuar
Real Madrid: 11 gola të pësuar
Napoli: 12 gola të pësuar
Bajern Mynih: 12 gola të pësuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *