Rekordi i veçantë dhe derbi më i bukur, zbërthehet Alban Hoxha

Alban Hoxha do ketë mundësinë të ngrejë trofeun në Gjirokastër javën e fundit të kampionatit, ndërkohë që pas ndeshjes me Tiranën që të kuqtë e fituan, ai foli për mediat dhe theksoi se ky derbi ishte special për të dhe Partizanin.

“Luanim dhe për derbin dhe për titullin kampion që na mungonte prej 26 vitesh, i jemi afruar shumë herë, por ku rezultoi sezoni i duhur”, u shpreh Hoxha ndër të tjera, ndërkohë që më tej u pyet nëse ky ishte derbi më i bukur.

“Ka pasur derbi më të bukur përsa i përket lojës, por fakti që luhej për titullin e bën këtë derbin më të bukur për mua dhe lojtarët. Gjithsesi unë këtë ndeshje e përjetoj çdo herë në një mënyrë të veçantë”, shtoi portieri, i cili prej pesë vitesh nuk humb në derbi dhe premton se do të vendosë një rekord që lidhet me moshën: “Mbajeni mend, do të thyej rekordin e moshës”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *