Rekordi i radhës vjen nga Kina, plot 4 portierë në fushën e blertë!

Në futbollin kinez ka ndodhur një rast i paprecedentë. Guanzhu Evergrande, ekipi që drejtohet nga Fabio Kanavaro, është përballur me Beijing Renhe në 1/8 e Kupës së Kinës. Miqtë nuk e kishin marrë shumë seriozisht, pasi mendonin më shumë për kampionatin.

Trajneri Aleksandar Stanojeviç kishte grumbulluar vetëm 14 futbollistë për këtë sfidë, duke harruar një rregull të detyrueshëm të futbollit kinez: çdo ekip duhet të grumbullojë të paktën tre lojtarë të moshës U23, nga të cilët njëri duhet të jetë titullar.

I gjendur në kushte të tillë, trajneri i Bejing ka futur në lojë Peng Liu dhe Çen Li, të dy portierë. Dy gardianët janë aktivizuar në sulm, duke e dërguar në 4 numrin total të portierëve në fushën e blertë. Pasojat? Ekipi i Kanavaros fitoi 5-0, ndërsa eksperimenti i miqve qëlloi totalisht i dështuar.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *