Rekordi i fitoreve, PSG barazon Romën dhe Bajernin e Mynihut

Barazimi ndaj Xhenoas ndali ecurinë e fitoreve të Juventusit në kampionat. Djemtë e Alegrit kishin arritur të fitonin tetë ndeshjet e para dhe ishin pranë barazimit të rekordit të Juventusit të Fabio Kapelos. Në sezonin 2005-2006, bardhezinjtë e Kapelos fituan nëntë ndeshjet e para të kampionatit, ndërsa rekordi i përket Romës së Rudi Garsias.

Roma e sezonit 2013-2014

Verdhekuqtë arritën fitore të plota në dhjetë ndeshjet e para në sezonin 2013-2014, një rekord që e ndajnë me Bajernin e Mynihut e Pep Guardiolës. Bavarezët arritën të fitonin dhjetë ndeshjet e para në sezonin 2015-2016, ndërsa këtyre dy ekipeve i është bashkuar dhe PSG.

Djemtë e Tuhel mposhtën Amiensin me rezultatin 5-0, duke u ngjitur në kuotën e 30 pikëve pas dhjetë javëve të para. Francezët mund të kalojnë Romën dhe Bajernin dhe mund ta përmirësojnë edhe më shumë rekordin e tyre. Me datë 28 tetor PSG do të përballet me Olimpikun e Marsejës në transfertë.

Një klasike e futbollit francez, ndërsa ekipi i Tuhel do të ketë një kundërshtar të vështirë përpara. Në stolin e Marsejës është pikërisht Rudi Garsia, i cili mban rekordin e dhjetë fitoreve rresht me Romën. Ai do të tentojë të ndalë furinë e PSG dhe do të tentojë të mos lejojë kundërshtarin që të përmirësojë rekordin e fitoreve.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online