Atletiko e Madridit do të presë Barcelonën ditën e dielë. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Wanda Metropolitana” dhe deri tani janë shitur 50 mijë tifozë!
Një shifër fantastike, duke llogaritur që po flasim për një ndeshje femrash. Futbolli i seksit tjetër po ndiqet masivisht në vendin iberik. Rekordi i tifozëve të pranishëm i përkiste janarit të kaluar.
Luhej Atletik Bilbao-Barcelona dhe në stadium ishin 48121 tifozvë, ndërsa fundjava e ardhshme do të ketë edhe më shumë. Kjo është një sfidë titulli.
Atletiko e Madridit numëron 6 pikë më shumë se vajzat katalanase dhe 50 mijë tifozët do të japin maksimumin që ekipi i femrave të Atletikos të sigurojë një rezultat pozitiv dhe të hedhë një hap drejt titullit kampion.