Të gjithë flasin për De Jong, De Ligt apo Van de Bek, por Andre Onana ishte një nga pikat më të forta të Ajaksit fantastik të sezonit të kaluar. Portieri kamerunas ka një kontratë deri në vitin 2022 me “Harkëtarët” dhe ndihet i lumtur në Amsterdam.
Ndërkohë që shumica presin një ofertë dhe janë gati të largohen për një aventurë të re, Onana është i qartë për të ardhmen e tij dhe atë që dëshiron.
Sipas raportimeve të anglezes “Metro”, 23-vjeçari ka refuzuar një ofertë të Mançester Junajtid. “Gjiganti” anglez e shihte afrikanin si zëvendësuesin perfekt të David De Gea, por oferta nuk është pranuar.
Onana nuk e ka fshehur kurrë dëshirën e tij për të vazhduar me Ajaksin dhe faktin që ndihet për mrekulli në këtë ekip. Me vepra, jo vetëm me fjalë…