Gjermania si shpëtim, pesë shqiptarë “mësyjnë” te BV Essen

Jo vetëm infermierët ikin drejt Gjermanisë, prej kohësh në mase janë edhe futbollistët që mundohen të gjejnë “strehë” në ligat inferiore të këtij vendi. Janë të shumtë ata që po luajnë me ekipet shqiptare atje, ndërkohë që bëjnë edhe punë të tjera.

Numri i atyre që duan të luajnë në Gjermani sa vjen e rritet dhe së fundmi janë pesë lojtarë që janë paraqitur pranë BV Essen. Bëhet fjalë për një klub që garon në ligën e gjashtë, që “josh” më shumë se klubet tona të Kategorisë së Parë.

Sigurisht, me pagat që marrin, gjithmonë nëse i marrin, askujt nuk i bëhet të luajë më futboll dhe shpresat janë të nisin një jetë më të mirë në një vend evropian. Përmes futbollit ata duan të çajnë dhe fillimisht do të duhet të bindin me cilësitë e tyre.

Orgest Buzi, mbrojtës 24-vjeçar, sezonin e fundit ishte titullar rregullisht tek Apolonia. Në të shkuarën është aktivizuar edhe te Bylisi, Himara, Dinamo dhe Sopoti. Me ballshiotët madje ka provuar të luajë në Superiore.

Erald Kolgega, mesfushori, dhe Gëzim Hyska, sulmues, gjithashtu kanë qenë pjesë e Bylisit dhe Dinamos dhe duan të luajnë në Gjermani, ashtu sikurse Kevin Myslymi, një tjetër “ish” i bluve që së fundmi u aktivizua te Vora.  Brixhild Brahimaj është një tjetër që po tenton të luajë me Bv Essen. Mesfushori dy sezone më parë luajti në elitë me Luftëtarin, për të kaluar më pas te Besa dhe Elbasani.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online