Klubi i Renes në Francë bëri një gabim të pafalshëm financiar, ku pranoi të shiste sulmuesin Usman Dembele për vetëm 15 milionë euro drejt Borusias së Dortmundit. Teksa kanë kaluar dy vite nga ai transferim drejtuesit e klubit janë bërë më të kujdesshëm me menaxhimin e talenteve.
Së fundmi në zyrat e Renes erdhën dy oferta 35 milionë euro për sulmuesin Ismaila Sarr. Klubet e interesuara për 21-vjeçarin janë Uest Hemi dhe Uatford. Ekipet londineze kërkojnë të përforcojnë sulmin me një lojtar cilësor që premton për të ardhmen, të gjitha këto kërkesa që senegalezi Sarri i përmbush.
Gjithsesi te Renes janë të bindur se mund të përfitojnë më shumë nga shitja e 21-vjeçarit, i cili ka dhe dy vite të mbetura në kontratë. Në këtë sezon që lamë pas, Sarr shënoi 12 gola dhe regjistroi 10 asiste. Me shumë gjasa senegalezi do të largohet nga skuadra franceze gjatë merkatos së verës, por kjo s’do të ndodhë pa të paktën 45 milionë euro në arkat e klubit francez.