Rebelim tek Çelsi, lojtarët kundër Kontes për Diego Kostën

0

Trajneri i “Bluve” në pozicion të vështirë, teksa klubi ka urdhëruar Diego Kostën të kthehet në Londër

Vendimi i trajnerit të Çelsit Antonio Konte për të larguar me çdo kusht nga ekipi sulmuesin spanjoll Diego Kosta ka vënë në rrezik lidhjen e tij mjaft të ngushtë me lojtarët. Diego Kosta është një personazh shumë i dashur në dhomat e zhveshjes së Çelsit dhe pavarësisht se ndodhet në Brazil, ai vijon të mbajë kontakte të rregullta me shokët e tij më të ngushtë në ekip, Uillian, David Luiz dhe Çesk Fabregas. zhvillimet me Diego Kostën kanë çelur një tjetër front përplasje për trajnerin Konte, që duket se ka nisur të humbasë dhe mbështetjen e disa peshave të rënda në ekip. Shumë lojtarë të tjerë të Çelsit e shohin veten të rrezikuar dhe i frikësohen një fundi në ekip sikurse dhe spanjolli. Ndaj siç raportojnë mediat britanike, shumë prej lojtarëve të Çeslit kanë nisur të pozicionohen në konfliktin ehapur Antonio Konte-Diego Kosta. Nuk është e vështirë të kuptohet se në cilin krah janë pozicionuar lojtarët e Çelsit, të cilët kanë shtuar dhe më shumë presionin mbi teknikun italian të kampionëve të Anglisë.
Çelsi urdhëron kthimin e lojtarit – Pozitat e Antonio Kontes në klub janë lëkundur dhe më shumë, teksa të martën klubi ka urdhëruar sulmuesin rebel Diego kosta të lërë Brazilin dhe të kthehet në Londër. Sipas “Daily Mail”, drejtues të klubit kanë kontaktuar me sulmuesin dhe i kanë kërkuar të kthehet në Londër, të rinisë stërvitjen, të kapë formën optimale dhe të përgatitet për një vend titullari. Kjo kërkesë e katërfishtë e Çelsit është shenja e parë se londinezët kanë vendosur të bëjnë paqe me sulmuesin, i cili ka dëmtuar jo pak imazhin e kampionëve të Anglisë në një intervistë të dhënë për britaniken “Daily Mail”, ku nënvizonte se tek Çelsi po e trajtojnë si një kriminel.
Deklarata e sulmuesit – Në një intervistë të dhënë për “Daily Mail” të hënën në mbrëmje, Diego Kosta ka deklaruar se po e detyrojnë të largohet nga Çelsi, teksa ka sulmuar trajnerin Antonio Konte. Ai e ka cilësuar italianin një trajner të shkëlqyer, por që i mungon karizma dhe mirësjellja.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.