Kutinjo dhe Dembele, gati transferimi në Barcelonë

0

Ylli i Liverpulit, Filipe Kutinjo pritet të transferohet brenda kësaj jave në Barcelonë. Dhe po brenda kësaj jave atij pritet t’i bashkohet dhe rebeli i Dortmundit, Osman Dembele. Lajmi është bërë me dije nga gazeta spanjolle shumë pranë Barcelonës “Sport”. Teksa zyrtarët be Liverpulit kanë lëshuar një komunikatë ku kanë bërë me dije se kanë për qëllim të mbajnë në “Anfield” yllin brazilian, nga ana tjetër klubi spanjoll është i bindur se do të arrijë të mbyllë gjithçka me Kutinjon. Deri më tani Liverpuli ka refuzuar një ofertë prej 100 milionë eurosh të Barcelonës për Kutinjon, por Barcelona ka futur në lojë vetë lojtarin, i cili ka kërkuar largimin nga “Anfield”. Sipas gazetës katalanase, Barcelona pritet të dalë me një tjetër ofertë për Kutinjon këtë javë në përpjekje për të mbyllur gjithçka përpara fillimit të kampionatit spanjoll. Gazeta në fjalë nënvizon se Barcelona do të bëjë të njëjtën gjë dhe me sulmuesin e Dortmundit, Dembele, teksa pritet të shpenzojë të gjithë milionat e fituara nga shitja e Nejmar për afrimin e kësaj dyshe.

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.