Sinisa Mihajloviç do të jetë vazhdojë të jetë trajner i Bolonjës. Klubi italian ka konfirmuar trajnerin serb në krye të stolit. Ai ka firmosur kontratë deri në vitin 2022. 50-vjeçari erdhi në muajin janar, duke bërë një punë të mirë, ku Bolonja arriti të përfundonte e 10-ta në Serie A. Para ardhjes së tij diskutohej seriozisht mbijetesa.
Mihajloviç në krye të kësaj skuadre numëron 17 ndeshje. Në këto përballje regjistron 9 fitore, 3 humbje dhe 5 barazime. E gjithë puna e bërë dhe serioziteti i tij ka krijuar besim te drejtuesit, që i kanë dhuruar një kontratë afatgjatë. Synimi i Bolonjës për sezonin e ardhshëm është një vend në Europa League. Kujtojmë që Sinisa është një trajner me një “CV” të pasur. Më parë ai ka drejtuar ekipe si Milani, Roma apo Fiorentina.