Reali rikthen sulmuesin, Lopetegui u bind me një telefonatë

Reali është pranë një goditje në sulm. Spanjollët janë pranë akordit me Mariano Diaz, sulmuesin e Lionit. Do të bëhej fjalë për një rikthim në shtëpi, sepse lojtari me origjinë nga Republika Domenikane ka qenë më parë pjesë e klubit. Ai është aktivizuar me Real Madrid C, pastaj me ekipin B ku shënoi 32 gola në dy sezone, ndërsa me ekipin e parë ka shënuar pesë gola në 14 ndeshje. Verën e kaluar, ai kaloi te Lioni dhe zhvilloi një sezon tepër pozitiv.

Sulmuesi kishte oferta nga Anglia dhe së fundmi nga Sevilja, por Reali ka të drejtën për të negociuar i pari me të. Klauzola ishte pjesë e marrëveshjes së vjetshme dhe klubi ka vendosur të nxitojë, kur ka marrë vesh interesimin e Seviljes. Trajneri Lopetegui ka folur personalisht me të, ku ka dashur të kuptojë dëshirën e lojtarit, të cilit i ka shprehur dhe kërkesat e tij. Biseda ka qenë pozitive dhe Diaz ka shprehur dëshirën e tij për t’u rikthyer në ekip.

Trajneri është bindur dhe i ka kërkuar drejtuesve të mbyllin operacionin, kështu që 25-vjeçari pritet të prezantohet ditën e mërkurë si përforcimi më i ri i Realit të Madridit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online