Reali e ka liruar më shumë se ç’duhet dorën në këtë merkato dhe e ka shumë të vështirë të përballojë me para “cash” blerjen e Pol Pogba. Zidan nga ana e tij nuk ndahet nga ideja se është ylli i Junajtid lojtari i duhur për të zbarkuar në “Santiago Bernabeu”. Në tavolinë janë alternativa si Eriksen dhe De Bek, por tekniku ka vetëm Pogba në mendje.
E gjithë kjo e bën Realin të propozojë lojtarë, plus para për të bindur Junajtid të lërë të lirë Pogba. Mediet angleze raportojnë se Perez ka propozuar kartonin e Hames Rodriges bashkë me një shifër prej 35 milionë eurosh. Përgjigja e drejtuesve të klubit anglez ka ardhur në mënyrë të rrufeshme.
Sipas tyre kjo ofertë është qesharake sepse Pogba vlen 150 milionë euro. Mjaft i vështirë ky operacion edhe nëse shtohet oferta, pasi merkato në Angli mbyllet më pas vetëm katër ditësh dhe është gati e pamundur që “Djajtë” të gjejnë një zëvendësues për francezin brenda kësaj periudhe.