Çudia shqiptare: Sfidë për Europën me vetëm… 25 bileta të shitura

Zakonisht të gjithë e pranojnë: Shqipëria është vendi i çudive të mëdha. Në të gjitha aspektet e jetës, e ky natyrisht më mbrapa nuk mund të mbetet as sporti. Në rastin konkret futbolli. Këtë të diel, në Kategorinë Superiore, u luajt Laçi-Kukësi.

Çudia e parë, sfida u zhvillua në “Elbasan Arena”. Të tilla ishin kushtet, prej punimeve në stadiumin e Laçit, kurbinasit janë detyruar të shtegëtojnë në një tjetër stadium, për të luajtur ndeshjet si ekip pritës. Por të shohësh derbin e veriut në Shqipërinë e mesme është e pazakontë. Një sfidë që duhej të ishte e nxehtë, e cila u zhvillua shumë larg tifozëve të dy skuadrave.

Kjo solli edhe çudinë e dytë. Numri i tifozëve në stadium ishte minimal. Thuajse i papërfillshëm… Qesharak! Vetëm 25 bileta të shitura. E papranueshme për një duel ndërmjet dy skuadrave pretendente minimalisht për një vend në kupat e Europës, por që mbajnë edhe një sy nga kreu. Numri i tifozëve, njësoj si një ndeshje që zhvillohej me dyer të mbyllura.

Në total, në stadiumin e Elbasanit, gjatë ndeshjes ishin të pranishëm rreth 75 persona. Mes tyre përfaqësues dhe punonjës të dy skuadrave, gazetarë, punonjës të akredituar për transmetimin e ndeshjes, por edhe disa të ashtuquajtur tifozë, që përfituan nga hapja e dyerve për të “vrarë” kohën pa shpenzuar.

Në renditjen e kampionatit, Laçi dhe Kukësi janë mes skuadrave që duhen vlerësuar për ecurinë në këtë sezon. Të pozicionuara në zonën e sipërme të klasifikimit dhe gjithmonë aty për ti krijuar probleme Partizanit dhe Skënderbeut. Por, për tifozët, të dyja janë shumë larg pretendimeve që ekipet kanë në Superiore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online