Reali i Madridit “fut hundët”, shqetësohen te Milani

Real Madrid po tenton t’i bëjë një surprizë të hidhur Milanit. Në mes është Lukas Paketa, talenti 21-vjeçar i Flamengos, për të cilin kuqezinjtë kanë arritur akordin për blerjen e tij. Italianët do të paguajnë 35 milionë euro, ndërsa ka mbetur vetëm zyrtarizimi i marrëveshjes.

Por, përderisa nuk ka akoma një zyrtarizim, Real Madrid shpreson të arrijë te fantazisti brazilian. Siç citon “Marca”, Paketa është një futbollist që pëlqehet shumë në kampin madrilien dhe ata kanë një plan për t’ia rrëmbyer Milanit.

Reali do të “përdorë” dy brazilianët: Marselo dhe Vinisius për të bindur Paketën. Të dy janë miq të mirë të 21-vjeçarit dhe do të bëjnë të pamundurën për të bindur yllin e Flamengos të marrë rrugën drejt Madridit.

Një gjë pothuajse e pamundur të ndodhë, pasi Milani ka dy armë të forta në këtë operacion. Akordin me klubin brazilian dhe dyshen Leonardo-Kaka, të cilët janë gati për ta çuar deri në fund misionin e tyre për të transferuar Lukas Paketën në “San Siro”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *