Reali i Madridit po përballet me një situatë të vështirë sa i përket çështjes së marketingut dhe shitjes së bluzave. Largimi i Kristiano Ronaldos ka ulur ndjeshëm numrin e bluzave të shitura dhe kjo ka sjellë dhe reagimin e kompanisë “Adidas”, që bashkëpunon me klubin spanjoll.
Adidas po tenton të shtyjë Florentino Perez të bëjë një goditje të madhe në merkato sa më shpejt të jetë e mundur. Siç citon “Don Balon”, presidenti i Realit e ndarë mendjen dhe është gati për të vepruar, pavarësisht vështirësive të mëdha.
Nejmar dhe Kilian Mbape janë dy kandidatët kryesorë për të përforcuar ekipin madrilien, por francezi ka lënë mbrapa brazilianin dhe është dëshira kryesore e kreut të Realit. Ai e ka ndarë mendjen dhe do të nisë sulmin për të arritur marrëveshjen me 19-vjeçarin e PSG, duke lumturuar në këtë mënyrë, tifozët, trajnerin dhe firmën sportive Adidas.