Brazili “show” ndaj El Salvadorit, Argjentina e Ikardit e pafuqishme

Brazili fiton miqësoren e dytë pas asaj ndaj SHBA-ve. Këtë herë ishte El Salvadori që doli i mposhtur dhe kjo ndodhi me pesë gola të pësuar dhe asnjë të shënuar. Një takim që u zgjidh shumë shpejt, pasi Nejmar realizoi me penallti në minutën e katërt.

Kapiteni i Brazilit ishte protagonist edhe në tre prej golave të tjerë, duke qenë “njeriu asist”. Riçarlison me një goditje në hyrje të zonës në të 16′ arriti të shënojë golin e dytë. Thuajse nga i njëjti pozicion realizoi edhe Kutinjo dhe pjesa e parë u mbyll me rezultatin 3-0 në favor të Brazilit.

Riçarlison i Evertonit pesë minuta nga nisja e pjesës së dytë gjeti sërish rrugën e rrjetës me një goditje brenda zonës, ndërkohë që gjithçka mbyllet me një gol të Markinjos në fund të kohës së rregullt. Krosi i Nejmar nga goditja e këndit u kthye në gol nga mbrojtësi brazilian. Një fitore e lehtë për skuadrën e drejtuar nga Tite.

Një tjetër takim interesant ishte ai mes Argjentinës dhe Kolumbisë, që u mbyll në barazim pa gola. Me Mesin, Higuain dhe Agueron jashtë, amerikano-latinët nuk kanë arritur të shënojnë dot. Ikardi, i përzgjedhur për të udhëhequr sulmin, nuk ka qenë në ditën e tij më të mirë. Ra në sy mbrojtja e Argjentinës, që nuk la shumë hapësira, teksa Kolumbia vetëm në dy raste goditi në kuadrat.

Fitore me një gol e Shteteve të Bashkuara të Amerikës kundër Meksikës. Një gol i Adams vendosi fatet e ndeshjes, ndërkohë Zaldivar me kartonin e kuq të marrë në të 67’ penalizoi skuadrën e Mekikës.

Venezuela regjistroi një fitore të pastër kundër Panamsë. Rondon shënoi dy herë në pjesën e dytë. Me një njëjtin rezulto triumfoi Ekuadori kundër Guatemalës. Valencia dhe Ibarra ishin autorët e golave.

MIQËSORE – E mërkurë, më 12 shtator

Brazil-El Salvador 5-0
Shënues: Nejmar 4’ (pen.), Riçarlison 16’, 50’, Kutinjo 30’, Markinjos 90’

Kolumbi-Argjentinë 0-0               

SHBA – Meksikë 1-0
Shënues:
Adams 71’

Panama-Venezuelë 0-2
Shënues:
Rondon 67’, 93’

Ekuador-Guatemala 2-0
Shënues:
Valencia 82’, Ibarra 85’

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online