Real Madrid, Modriç gjobitet përsëri nga autoritet tatimore spanjolle

Leo Mesi, Kristiano Ronaldo, Marselo, Zhoze Murinjo dhe… Luka Modriç. Kroati i Realit të Madridit është gjobitur nga autoritet tatimore spanjolle me 1.2 milionë euro.

Bëhet fjalë për të ardhurat e vitit 2012 siç citon “El Mundo”, me Modriç, i cili ka fshehur të ardhurat e vitit. Mesfushori 32-vjeçar u detyrua të paguante 2.1 milionë euro për mos pagesën e taksave në vitin 2013 dhe 2014, ndërsa tashmë i duhet të paguajë 1.2 milionë euro për vitin 2012.

Para një jave ishte Marselo, i cili pranoi një dënim me kusht për katër muaj burg. Mbrojtësi i majtë brazilian ka arritur akordin për t’i shpëtuar burgut dhe do të paguajë pak më shumë se 750 mijë euro.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online