Reagimi i Ndreut: Akuzat? Më vjen keq…

Një ditë e nisur keq për Ramadan Ndreun. Një ndeshje e parë në stadiumin “Redi Maloku” të Fushë-Krujës është shoqëruar me akuza. Valixhe me para, që shkonin për Kastriotin dhe arbitrat e ndeshjes. Kështu pretendon zyrtari i vlonjatëve, që justifikon humbjen e vlonjatëve.

Në fakt është e çuditshme, kur mendon se Kukësi nuk është se ka rival për titullin Flamurtarin. Tashmë Ndreu duhet të mendohet mirë kur të shfaqet në ndonjë stadium tjetër. Dukshëm i mërzitur, krutani që është drejtor menaxheria te Kukësi, ka folur shkurtimisht për “SportEkspres.com”.

“Kam një jetë të tërë që kam dhënë kontributin tim te Kastrioti, kam qenë trajner aty dhe është ekipi i qytetit tim. Ishte një ditë pushimi për mua dhe zgjodha ta shikoj atë ndeshje, sikurse mund të ndjek çdo ndeshje të kampionatit tonë. Tani lexojmë lloj-lloj gjërash, që nuk kam aspak dëshirë t’i komentoj. Realisht më vjen shumë keq për situatën e krijuar dhe që me të cilën nuk kam asnjë lidhje”, u shpreh Ndreu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online