Rashica te Lajpcig? Reagojnë drejtuesit e klubeve

Pak ditë më parë “SPORT BILD” raportoi për një interes të RB Lajpcig për Milot Rashicën. Lojtari i Verder Bremen ka qenë një ndër lojtarët më të mirë të kampionatit gjerman gjatë vitit 2019, diçka kjo që faktohet lehtë nga statistikat: 10 gola dhe 4 asiste.

Për të sqaruar situatën ka ndërhyrë drejtori sportiv i Verder Bremen, Frank Bauman, i cili ka zbuluar se klubi ku ai punon nuk ka marrë asnjë ofertë për 22-vjeçarin.

“Jam në dijeni të lajmeve që po qarkullojnë, por për momentin nuk na ka kontaktuar asnjë klub ose agjent në lidhje me këtë çështje. Miloti ndihet shumë mirë këtë dhe ne po kujdesemi për të”.

“Besoj se të gjithë biem dakord që ai mund të zhvillohet akoma më shumë dhe te Verderi është ambienti i duhur për të, ndodhet në duar të sigurta. E ardhmja do të sqarojë gjithçka, Miloti është ende shumë i ri dhe nëse do të vazhdojë të luajë në të tilla niveli, interesi për të do të vazhdojë të rritet”, tha drejtori sportiv Bauman.

Krahas reagimit të Bauman, për Rashicën ka folur dhe trajneri e njëkohësisht drejtori sportiv i RB Lajpcig, i cili ka pranuar se i pëlqen lojtari, por nuk pasur asnjë nismë nga ana e tij për 22-vjeçarin, pasi sipas tij Lajpcig është një ekip i kompletuar në repartin e sulmit.

“Sigurisht që kemi të bëjmë me një lojtar që ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve gjatë muajve të fundit. Gjithsesi, jemi një ekip i kompletuar në të gjitha pozicionet. Nuk kemi arsye që të nisim kontaktet për të. S’dua të keqkuptohem, lojtari  na pëlqen dhe nuk është i panjohur për ne”, tha Ragnik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online