Raptors bëjnë detyrën, rikthehen Lakers dhe Mavericks

Toronto Raptors ka bërë detyrën kundër Chicago Bulls, duke triumfuar me rezultatin 95-89. Kawhi Leonard, si zakonisht ishte në lartësinë e duhur. Ai realizoi 27 pikë për kanadezët, të cilët regjistruan fitoren e 27 sezonale. Rikthehet te fitorja Los Angeles Lakers, edhe pse pa LeBron James. Kentavious Caldwell-Pope (26 pikë), Josh Hart (22 pikë) dhe Brandon Ingram (21 pikë) ishin ata që udhëhoqën skuadrën e tyre drejt fitores.

Minnesota Timberwolves arriti të mposhtë 104-113 Miami Heat, me një Karl-Anthony Towns që shkëlqeu me 34 pikë, 7 asiste dhe 18 topa të rikuperuar. Paul George me 36 pikët e tij nuk i kanë mjaftuar Oklahoma City Thunder, që u thye 105-103 nga Dallas Mavericks. Luka Don?i? për skuadrën nga Teksasi shënoi 26 pikë.

Portland Trail Blazers ia ka dalë me sukses kundër Philadelphia 76ers, madje duke fituar 129-95. C. J. McCollum ishte lideri i skuadrës së tij, teksa arriti të shënojë 35 pikë. Fitore e rëndësishme për Orlando Magic, që arriti të mposhtë Detroit Pistons 109-107. D. J. Augustin (26 pikë), Nikola Vu?evi? (22 pikë) dhe Aaron Gordon (22 pikë) ishin në një ditë të mirë dhe arritën të udhëhiqnin skuadrën e tyre drejt triumfit.

Orlando Magic-Detroit Pistons 109-107
Toronto Raptors-Chicago Bulls 95-89
Miami Heat-Minnesota Timberwolves 104-113
Dallas Mavericks-Oklahoma City Thunder 105-103
Portland Trail Blazers-Philadelphia 76ers 129-95
Los Angeles Lakers-Sacramento Kings 121-114

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online