Rapo: Goli ishte aksidental, kjo pikë i shërbeu të dy skuadrave

Mbrojtësi i Luftëtarit, Donald Rapo, foli për emisionin “Gol pas Goli” në Supersport, ku u shpreh se goli i tij ishte jo me qëllim, si dhe pranoi se kjo pikë do t’i bëjë shumë punë të dyja skuadrave. Në fjalën e tij, 28-vjeçari tha:

GOLI – “Të jem i sinqertë, ishte për krosim. Me ndihmën e Zotit, përfundoi në rrjetë”.

NDESHJA – “Nuk kemi zhvilluar një ndeshje të mirë sot, ndikon dhe lodhja, pasi kemi luajtur çdo tre ditë. Me fat, morëm një pikë sot dhe ishte shumë e rëndësishme për mbijetesën. Pikët janë akoma në lojë, kemi edhe katër ndeshje deri në fund. Sa më shumë pikë të marrim, aq më mirë do të jetë për ne.

TIRANA – “Nuk e kishim marrë lehtë, ishte një ndeshje shumë e vështirë përballë një rivali direkt. Dihen kualitetet e Tiranës dhe është një skuadër që të vendos në vështirë. Kjo pikë besoj se na ka shërbyer të dyve”, u shpreh Rrapo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online